Ish- mesfushori i Tiranës dhe mbrojtësi dardan largohen nga Flamurtari

Futboll

Ish- mesfushori i Tiranës dhe mbrojtësi dardan largohen nga Flamurtari

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 12:29
Flamurta

Flamurtari vijon punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Objektivi nuk ndryshon, titulli kampion është e vetmja rrugë për vlonjatët.

Drejtuesit kanë hyrë herët në merkato duke sjellë disa përforcime të rëndësishme, rinovime apo edhe largime lojtarësh.

Dy të fundit që largohen janë Erjon Vucaj dhe Ermal Vitija.

Futbollistët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe largohen si lojtarë të lirë në treg. Për Vucajn ka interesim nga klube shqiptare, ndërsa Vitija do të rikthehet në Kosovë.

Flamurtari po formohet dita-ditës dhe hapi i rradhës i rëndësishëm është emërimi i trajnerit të ri që sipas gjasave pritet të jetë Andrea Agostinelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat