Leku te Trepça '89

Futboll

Leku te Trepça '89

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2024 Në ora: 13:46
Drilon Leku

Trepça ’89 nga Mitrovica i ka objektivat e qarta për edicionin e ri 2024-2025, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ky kolektiv po i bën të gjitha parapërgatitjet e duhura për të arritur synimin që ka para vetes. 

“Klubi futbollistik Trepça’89 njofton për zyrtarizimin e transferimit të futbollistit Drilon Leku.

Driloni luan në pozitën e sulmuesit të krahut ku vije si ndihmë e skuadrës në arritjen e objektivit të vetëm rikthimin në Superligë.

Lekut i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, njofton FC Trepça ’89.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat