Saul Niguez do të largohet nga Atletico Madrid, por jo nga La Liga. Mesfushori është shumë afër kalimit te Sevilla.
Lojtari nuk është stërvitur së fundmi me skuadrën e Diego Simeones dhe po pret transferimin në Andaluzi.
29-vjeçari ka arritur prej kohësh një marrëveshje me drejtuesit e Sevillas, por tani duhet gjetur gjuha e përbashkët mes dy klubeve.
Saul Niguez, autor i 19 ndeshjeve me kombëtaren e Spanjës, është futbollisti i shtatë me më shumë prezenca me Atleticon (427 ndeshje).
Gjatë viteve të kaluara në kryeqytetin spanjoll me “Colchoneros”, Saul ka fituar 6 trofe, teksa numëron 48 gola dhe 26 asistime.
Lojtari provoi edhe një aventurë në Premier League me Chelsean në sezonin 2021-2022.