Superylli i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal në një intervistë për “Marcan” ka folur për super golin e tij kundër Francës në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian Euro 2024.
Yamal e zhbllokoi i pari rezultatin në ndeshjen kundër Francës, duke shënuar një super gol, për të cilin ylli i Barcelonës tha se e dinte se do të shënonte.
Yamal për golin e tij të mrekullueshëm kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024:
"E dija që do të shënoja sapo e godita topin. Ka një foto që më kap duke vrapuar menjëherë pasi kam gjuajtur. Kur e godet topin aq mirë, ju tashmë e dini se ose është një gol i sigurt ose do të jetë shumë, shumë afër".