FC Prishtina viziton Alpet Shqiptare, Maja e tre kufijve të Kosovës

Futboll

FC Prishtina viziton Alpet Shqiptare, Maja e tre kufijve të Kosovës

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 23:20
FC Prishtina në Alpet Shqiptare

Ekipi i Prishtinës i prirë nga kryetrajneri, Jean-Michen Cavalli, sot zgjodhi që skuadra të alpinoj në kreshtat më të bukura të Kosovës, të Alpeve Shqiptare, të Parkut Kombëtar, “Bjeshkët e Nëmuna” me mbi 2240 metra mbi nivelin e detit

"Maja e tre kufijve të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, shteg jashtëzakonisht i vështirë, futbollistët prishtinas patën kënaqësinë që për 18 kilometra duke vizituar Liqenin e Tropojës, Pllaqicën e Junikut.

Ecje nëpër grykën e Deçanit e Bjeshkëve të Belegut duke mbetur të mahnitur me bukuritë përrallore, ajrin e jashtëzakonshëm dhe temperaturat ideale pranverore të përcjellë nga shiu freskues

Skuadrës kjo përvojë i shërbeu më shumë se sa një seancë stërvitore, nën ecjen e oksigjenit të rrallë dhe sa më shumë bashkimit të grupit, përvojë e paharruar për futbollistët prishtina", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat