Mesfushori i Anglisë elozhe Yamalit: I mbylli gojën francezëve

Futboll

Mesfushori i Anglisë elozhe Yamalit: I mbylli gojën francezëve

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 11:12
Yamal e Rice

Fenomeni Lamine Yamal ka pushtuar botën e futbollit teksa po shkëlqen në Euro 2024 me Spanjën.

Të shumtë janë lojtarët e nivelit të lartë që ia dalin të korrin sukses në skenat më elitare, por ta bësh këtë në moshën 16-vjeçare është thjeshtë ëndërr e shfrenuar e fëmijëve në bankat e shkollave.

Pikërisht, këtë ëndërr Yamal po e mishëron ditë pas dite e ndeshje pas ndeshje. Në rrjete sociale është bërë trend batuta për moshën e tij në krahasim me aktualitete të ndryshme që na prekin të gjithëve.

Një të tillë risjell edhe mesfushori i Anglisë, Declan Rice i cili në konferencën për shtyp i thur elozhe superyllit spanjoll, por kritikon lojtarët francez për fjalët e tyre ndaj tij para ndeshjes Spanjë – Francë.

“Ai ishte 12 vjeç gjatë kohës së COVID dhe kjo ishte 4 vite më parë. Një statistikë e frikshme që tregon se sa i mirë është ai. Ai është vetëm 16 vjeç dhe unë nuk e kuptoj sesi lojtarët francez dëshironin ta ulnin poshtë një lojtarë si ai. Për atë që ka bërë te Barcelona si një 16-vjeçar ti mundesh vetëm ta duartrokasësh.

Unë, si tifoz futbolli ashti si edhe futbollist, thjeshtë mund ta respektoj dhe ndonjëherë duhet të thuash ‘uau’ që një 16-vjeçar ka guximin të luaj me Barcelonën. Ajo që është duke bërë në këtë moshë është shumë, shumë speciale”, tha Rice.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat