Frikë e madhe për ish-kapitenin e Brazilit

Futboll

Frikë e madhe për ish-kapitenin e Brazilit

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 11:20
Pamje

Momente frike për Dungën dhe bashkëshorten e tij. Ish-kapiteni i Brazilit, kombëtare të cilën e ka drejtuar edhe si trajner në dy raste të ndryshme, është bërë pjesë e një aksidenti rrugor.

Makina e tyre u përmbys ndërsa ishin në Campina Grande do Sul, në rajonin e Curitibas në vendlindje. Çifti u transportua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Pavarësisht lëndimeve të ndryshme, ish-mesfushori dhe gruaja e tij ishin të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Sipas raporteve të Policisë Federale, po binte shi kur Dunga humbi kontrollin e makinës.

Policia ka kryer edhe testin e alkoolit, por ish-kapiteni i kombëtares Seleçao rezultoi negativ. Dunga e nisi karrierën në Brazil, për të luajtur më pas në Serie A, Bundesliga dhe Japoni.

Me Kombëtaren regjistroi 91 ndeshje, teksa fitoi Kupën e Botës (1994), Kupën e Konfederatave (1997) dhe dy herë Kupën e Amerikës (1989, 1997).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat