Menaxheri profesionist i futbollit anglez Wayne Rooney, ka treguar lojtarin më të rrezikshëm të Spanjës, e që është pretendent për të shënuar gol.
Fjala është për Nico Williams, për të cilin Rooney shprehet se ia kujton Cristiano Ronaldon e ri.
“Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri”, ka thënë Rooney për “The Times”.
“Ai është një djalosh i madh, ai do ta marrë topin dhe do të tentojë aq shumë, por zakonisht e merr vendimin e duhur”.
“Ai është një rrezik jashtëzakonisht i madh në situatat një për një dhe shënon gola. Anglia duhet të jetë shumë e kujdesshme me të”, shprehet menaxheri.
Anglia përballet sot me Spanjën në ndeshjen finale të tyre në kuadër të EURO 2024-shit.