Nuk pritet të ketë befasi

Futboll

Nuk pritet të ketë befasi

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 13:09
Spanja

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente do të vendosë përfundimisht për formacionin që do të hedhë në fushë në finalen e madhe në Berlin kundër Anglisë.

Por siç raportojnë mediat spanjolle nuk pritet të ketë befasi. përjashto ndonjë dëmtim të orës së fundit, trajneri i “La Roja”- s e ka shkruar në mendjen e tij formacionin titullar.

Praktikisht do të jetë skuadra që debutoi në këtë Europian më 15 qershor, në po të njëjtin stadium kundër Kroacisë. I vetmi ndryshim do të jetë aktivizimi që nga minuta e parë e Dani Olmos, që do të ketë vendin e Pedrit.

Mesfushori i Lajpcigut ka treguar një formë të shkëlqyer që nga ndeshja kundër Shqipërisë e deri në gjysmëfinalen kundër Francës ku shënoi dhe golin e fitores së “Furisë së kuqe”. Dani Karvahal dhe Robin le Normand do të kthehen titullarë pasi munguan kundër Francës të pezulluar me kartonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat