Elbasani prezanton mesfushorin e krahut

Futboll

Elbasani prezanton mesfushorin e krahut

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 13:15
Pamje nga prezantimi

Sezoni i ardshëm, do të jetë i pari pas shumë vitesh, që Elbasani do të laujë në Kategorinë Superiore, dhe për t’u paraqitur sa më mirë në këtë rikthim, drejtuesit e klubit po punojnë shumë në merkato që të përforcojnë ekipin.

Sot është bërë zyrtare transferimi i një nga mesfushorëve më të spikatur sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për Xhonatan Lajthian. Lojtari ishte pjesë e Bylisit sezonin e kaluar, ku edhe pse këta të fundit arritën të siguronin ngjitjen në elitë, përsëri ai zgjodhi të vazhdonte karrierën me Elbasanin, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.

Klubi vedheblu, e bëri të ditur transferimin me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat