Benitez: Në Angli stërviten me 37 km/h

Futboll

Benitez: Në Angli stërviten me 37 km/h

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 14:18
Rafa Benitez

Rafa Benitez është i duhuri për të analizuar finalen e sotme. I linur në Madrid 64 vite më parë, trajneri ka bërë karrierë edhe në Angli ku me Liverpulit arriti që të fitonte edhe Champions League.

“Do të jetë një ndeshje e madhe, Spanja është skuadra, e cila ka mbajtur një nivel të lartë ashtu siç bëri Gjermania, Austria dhe Zvicra. I është dashur që të përballet me ekipe të mëdha siç janë Italia dhe Franca. Spanja testamenti i balancës”, tregon Benitez.

I pyetur mes diferencave që kanë skuadrat, 64-vjeçari u përgjigj:

Shpejtësia dhe intensiteti. Mendoni se kur punoja në Angli në një orë futbollistët arrinin deri në 36-37 km/h. Në Spanjë ky numër është 34-35 km/h”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat