Skënderbeu arriti të zhvillonte një sezon relativisht të mirë vitin e kaluar, ku kapi zonën “Final 4”, duke u pozicionuar në vendin e tretë.
Klubi korçar ka të njëjtin objektiv edhe këtë sezon, dhe pse jo edhe më mirë.
Për këtë arsye, si çdo ekip tjetër i Kategorisë Superiore, edhe ata janë impenjuar në merkato.
Këtë herë goditje vjen nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçarë, Lucho Vásquez, i cili ka nënshkruar për 3 sezone me korçarët.