Tani është zyrtare: Nuno Tavares është lojtar i Lazios.
Anësori portugez mbërriti në Auronzo di Cadore, ku bardhekaltrit po zhvillojnë fazën përgatitore verore, dhe mori një mesazh nëpërmjet një postimi në Instagramin e klubit ku portretizohej duke buzëqeshur: “Mirë se erdhe!”
Futbollisti nënshkroi kontratën që do ta lidhë me klubin për 5 vitet e ardhshme dhe duke folur me tifozët, sipas asaj që raportoi Il Messaggero, trajneri Marco Baroni tha: “Do ta shihni sa i fortë është ai”. Një deklaratë që tregon se sa e çmon trajneri Tavaresin.
Me një kontratë deri në vitin 2025 me Arsenalin, portugezi arrin në Romë me një çmim të volitshëm. Lazio paguan 1 milionë euro për huazimin dhe në fund të sezonit 5 milionë për transferimin e përhershëm.
Marrëveshja mund të arrijë gjithsej 9 milionë me bonuse.