Titullari i Egnatias nuk stërvitet me skuadrën!
Stafi mjekësor i Egnatias ka sfidën e madhe të kësaj jave për të arritur të kthejë në gjendjen duhur sulmuesin Bakajoko.
Ky i fundit u dëmtua në ndeshjen e zhvilluar ndaj Borac, e përfunduar 1-0 për boshnjakët dhe është në dyshim të madh për sfidën e 17 korrikut në Elbasan.
Dje lojtari nuk është stërvitur me ekipin, teksa do të pritet të shihet në ditët në vijim.
Mungesa e tij peshon jo pak për trajnerin Tetova.