Për mbrojtësin e Anglisë, Kyle Walker, finalja e Euro 2024 kundër Spanjës do të jetë një sfidë e vështirë jo vetëm për atë që do të ndodhë në fushë, por edhe për atë që mund të ndodhë në tribunën ku akomodohen të afërmit e futbollistëve.
Përveç gruas së tij, Annie Kilner, me katër fëmijët e tyre Riaan, Roman, Reign dhe Rezon, në tribunë pritet të shfaqet edhe e dashura e tij, Lauryn Goodman, së bashku me djalin e madh nga lidhja jashtëmartesore me mbrojtësin e City-t, i kompletuar me një fanellë me numrin 2 me shkrimin “baba”.
Një situatë me rrezikshmëri të lartë, aq sa pjesëtarët e sigurimit në kombëtaren angleze kanë marrë udhëzime për të shmangur çdo kontakt apo problem mes femrave.
Siç thekson shtypi britanik, për më tepër, nëse Annie Kilner dhe Lauryn Goodman do të takohen ballë për ballë, është e lehtë të imagjinohet se situata në Olimpiastadion mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në kaos.
Hipotezë që drejtuesit e kombëtares angleze po mundohen ta shmangin në çdo mënyrë, së pari duke i ndaluar hyrjen e të dashurës së Walkerit në zonën e rezervuar për bashkëshortet, shoqëruesit dhe të dashurat e lojtarëve. Një masë paraprake e ashpër por e nevojshme.
Sipas “The Sun”, në fakt duket se Lauryn është mjaft e prirur për skena dhe Annie dëshiron të shmangë çdo kontakt me të për të mos krijuar probleme.