Anglia, dhjetë gola Lituanisë

Futboll

Anglia, dhjetë gola Lituanisë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 19:14
Pamje nga ndeshja

Anglia e nis me “batare” Kampionatin Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për vajza në edicionin e 21-të, i cili është duke u zhvilluar Lituani.

Dhjetë gola shënuar nga Anglia, që e ka hapur serinë e golave që në të 5’, atëherë kur Pritçard ka dërguar në rrjetë topin e kthyer nga portieria Mikuckite. Anglezët nuk e ulin ritmin e lojës, ndërsa Uatson, në një aksion individual shënon golin e dytë në të 12’.

Pas dy minutash është radha e Aguemang që të thellojë në 3-0. Madje e njëjta lojtare do të gjente dhe golin e katërt për Anglinë, kjo në të 24’. Ka kohë dhe për një gol tjetër në pjesën e parë, që mban firmën e Pritçard në të 39’.

Sapo ka nisur pjesa e dytë, ndërsa skuadrat ende nuk ishin orientuar me fushën e lojës, Anglia gjen golin e gjashtë, që vjen nga trigolëshi i Pritçard.

Kohë për një trigolësh tjetër edhe për Aguemang, kjo në të 55’. Lia, Poter dhe Ërll dhe në përfundim 10-0 për Anglinë.

Një ndeshje që u gjykua nga Emanuela Rusta, e cila është pjesë e trupës së arbitrave për këtë Kampionat Europian, i cili përfundon më 27 korrik..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat