Finalja e madhe do të nisë në ora 21:00 në Berlin

Futboll

Finalja e madhe do të nisë në ora 21:00 në Berlin

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 19:16
Bellingham e Yamal

Topi me të cilën do të luhet finalja e Euro 2024, ndërsa i prodhuar nga Adidas – është vërtet i veçantë.!

Në fakt ka një mesazh për Lamine Yamal: ‘304 për botën’. ‘304’ përfaqëson festën karakteristike të adoleshentit, e cila i kushtohet lagjes ku ai ka lindur.

“Shkruani skenarin tuaj”, thuhet gjithashtu.

Kjo është referenca për fjalët e Jude Bellingham kur u pyet se kush i shkruan skenarët e tij në një fushë futbolli, anglezi tha se e bën vetë.

Topi ka disa gjëra të tjera të shkruara në anglisht dhe spanjisht – disa biseda të forta për të dyja skuadrat përpara finales.

Finalja e madhe do të nisë në ora 21:00 në Berlin, ndërsa Spanja shihet si favorit për një nuancë.

Por, Anglia që ka shfaqur lojë të dobët deri më tani do të synojë të fitojë trofeun e parë të madh që nga viti 1966.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat