Dy zgjidhjet për prapavijën e Milanit

Futboll

Dy zgjidhjet për prapavijën e Milanit

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Nevojitet një përforcim në prapavijë dhe në orët e fundit Milani është në kërkim të marrëveshjes me Strahinja Pavloviçin, mbrojtësin serb të Salcburgut që ra në sy për vlerat e tij edhe në kampionatin e fundit europian.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një marrëveshjeje me lojtarin përpara se të flasin me klubin, ndaj kanë takuar edhe menaxherin. Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për interesimin e Milanit për serbin e lindur në vitin 2001, por ai nuk do të ishte emri i vetëm në listën e kuqezinjve përsa i përket qendrës së mbrojtjes.

Në fakt, sipas asaj që u raportua nga “footmercato.net”, pasi e ndoqi tashmë në dimër, Milani po mendon edhe për ZhanKler Todibo, i cili ka një kontratë me Nisën në 2027.

“Djalli”, megjithatë, nuk do të ishte skuadra e vetme në gjurmët e ish-lojtarit të Barcelonës, duke qenë se Juventus është interesuar gjithashtu. Megjithatë, kjo është pak shqetësuese për Milanin, i cili përpara se të jetë në gjendje të paguajë për Todibon, planifikon të shesë njërin mes Tomorit ose Çaut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat