Skuadra e Vushtrrisë po vazhdon përgatitjet për edicionin 2024/25 në Ligën e Parë.
Bardhekaltërit në merkato janë mjaftë aktiv, fillimisht duke zyrtarizuar transferimet e dy lojtarëve fantastik si Ardin Dallku dhe Bujar Shabani.
Ndërsa sot, është prezantuar dhe lojtari tjetër i cili është nga Shkupi, bëhet fjalë për portierin Amir Jashar.
Amiri ka një karrierë të pasur në Maqedoninë e Veriut, dhe do jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën e Armend Dallkut.