Finale dramatike, Spanja kampion i Evropës! Anglezët të tronditur

Futboll

Finale dramatike, Spanja kampion i Evropës! Anglezët të tronditur

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 korrik 2024 Në ora: 20:10 Përditësuar në ora: 22:52 më 14.07.2024
Spanja kampione

Spanja në festë

Spanja është kampion i ri i Evropës.

Spanjollët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Anglisë.

Finale dramatike deri në frymën e fundit. 

Spanja bëhet skuadra e parë që fiton Kampionatin Europian, duke lënë pas Gjermaninë e cila ka triumfuar tre herë në këtë kompeticion.

Rasti i parë në fund të pjesës së parë por Foden i Anglisë nuk u tregua në klasin e tij. 

Spanja - Anglia 2:1

Stadiumi "Olympias" në Berlin.
Shikues: 71.000.
Gjyqtar: François Letexier (Franca).
Shënues: Williams (47'), Oyarzabal (87') - Palmer (73')..

Kartona të verdhë: Olmo - Kane, Stonesm Watkins .

Spanja: Unai Simon; Cucurella, Le Normand (Nacho 83'), Laporte, Carvajal; Rodri (Zubimendi 46), F. Ruiz; Dani Olmo, N. Williams, Yamal (Merino 89') dhe Morata (Oyarzabal 68')..

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo (Palmer 70'), Rice, Shaw, Foden, Bellingham dhe Kane (Watkins 61').

Përderisa pjesa e parë nuk shkoi ashtu siç pritej, me vetëm një rast, pjesa e dytë kishte dinamikë tjetër dhe me raste shënime e tre gola të shënuara.

Atmosferë e bukur në stadiumin “Olympia” në Berlin, Spanja dhe Anglia dhuruan spektakël në 45 minutat e dytë.

Në minutën e 47-të, futbollisti i talentuar Lamine Yamal me lëvizje mjeshtërore asistoi për bukuri deri të Nico Williams i cili nga afërsia me goditje të fortë shënoi në këndin e poshtëm të majtë të poshtëm.

Në minutën e 49-të, Dani Olmo i Spanjës pati mundësi ideale por e shpërdoroi atë.

Pas 6 minutave (55') Yamal i lëvizshëm, dështoi nga një pozitë ideale.

Në minutën e 64-të, Jude Bellingham ka dërguar goditje nga rreth 20 metra por topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë të poshtme.

Në minutën e 66-të, portieri Pickford e ka shpëtuar Anglinë. 17-vjeçari Yamal mashtroi një lojtar dhe nga rreth 14-15 metra goditi fuqishëm e përtokë, goditjen e të cilit portieri me mund të madh e dëboi në korne. 

Futbollisti Cole Palmer futet në lojë në minutën e  70-të, duke i dhënë shpirt lojës së Anglisë. Palmer në minutën e 73-të shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra. Goditja e tij e fuqishme përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1.

Fat i madh për Anglinë në minutën e 82-të, Yamal në rast të qind për qindtë, nuk mposhtet portieri Pickford.

Në minutën e 87-të, Marc Cucurella jashtë 16-shit, harkoi përtoke ndërsa zëvendësuesi Mikel Oyarzabal nga afërsia e plasoi topin në rrjetë, 2:1.  

Në minutën e 90-të, Dani Omo hero i Spanjës, e hoqi topin nga vija fatale, duke ia mohuar barazimin golit.

Anglia nuk ia del

(E plotësuar) - 90’ Dani Omo hero i Spanjës, e hoqi topin nga vija fatale, duke ia mohuar barazimin golit.

89' Lojë e hapur

87' Marc Cucurella jashtë 16-shit, harkoi përtoke ndërsa zëvendësuesi Mikel Oyarzabal nga afërsia e plasoi topin në rrjetë, 2:1..

84’ A do të kemi vazhdime?

Fat i madh për Anglinë në minutën e 82-të, Yamal në rast të qind për qindtë, nuk mposhtet portieri Pickford.

Spanja - Anglia 2:1

Stadiumi "Olympias" në Berlin.
Shikues: 71.000.
Gjyqtar: François Letexier (Franca).
Shënues: Williams (47'), Oyarzabal (87') - Palmer (73')..

Kartona të verdhë: Olmo - Kane, Stonesm Watkins .

Spanja: Unai Simon; Cucurella, Le Normand (Nacho 83'), Laporte, Carvajal; Rodri (Zubimendi 46), F. Ruiz; Dani Olmo, N. Williams, Yamal (Merino 89') dhe Morata (Oyarzabal 68')..

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo (Palmer 70'), Rice, Shaw, Foden, Bellingham dhe Kane (Watkins 61').

80' Rezultati 1:1.

77' FInale e madhe.

73' Futbollisti Cole Palmer futet në lojë në minutën e  70-të, duke i dhënë shpirt lojës së Anglisë. Ai nga rreth 20 metra ka dërguar goditje të fuqishme duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1.

70' Anglia po lufton për të barazuar rezultatin.66’ Në minutën e 66-të, portieri Pickford e ka shpëtuar Anglinë. 17-vjeçari Yamal mashtroi një lojtar dhe nga rreth 14-15 metra goditi fuqishëm e përtokë, goditjen e të cilit portieri me mund të madh e dëboi në korne. 

64' Bellingham ka dërguar goditje nga 20 metra por topi shkoi jashtë shtyllës së djathtë të poshtme. 

60' Anglia po tenton për të barazuar.

56’ Spanja e do edhe golin e radhës që të jetë edhe më e qetë.

55' Yamal shumë i lëvizshëm, dështoi nga një pozitë ideale.

53' Anglia në presion.

49’ Dani Olmo pati mundësi ideale por e shpërdoroi dhe fat i madh për anglezët.47' Futbollisti i talentuar Lamine Yamal asistoi për bukuri deri të Nico Williams i cili nga afërsia me goditje të fortë shënoi në këndin e poshtëm të majtë të poshtëm.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+1 Rasti i parë por Foden i Anglisë nuk u tregua në klasin e tij.

45’ Fundi i pjesës së parë, një Spanjë herë – herë e rrezikshme.43' Nuk ka gola.

40’ Spanja po sulmon por pa sukses. Anglia po mbrohet fuqishëm, duke mbajtur në kontroll futbollistët Yamal, Olmo, Morata, Williams.36’ Lojë me kujdes të madh nga dy kombëtaret.

32’ Kane nuk po gjen hapësirë nga mbrojtja e çeliktë angleze.

30’ Mbrojtja e Anglisë si “bunker” ndaj sulmit të Spanjës.

28’ Emocione të mëdha në stadium.25’ Pa raste deri me tash por loja është e mirë nga të dy palët.

22’ Mbrojtja qoftë të Spanja qoftë të Anglia po tregohen të vëmendshme.

20’ Anglia po sulmon duke e mbajtur në presion  “Furinë e Kuqe”.

16’ Anglia po e kërkon golin por Spanja po tregon klas të lartë në mbrojtje.13’ Ndeshje e baraspeshuar mes Spanjës dhe Anglisë.

10’ Qetësi para stuhisë siç thuhet në zhargonin sportiv. Spanja duket e rrezikshme në minutat e para.

7’ Spanja po e shton presionin ndaj anglezëve. 

5’ Të dy kombëtaret luajnë me kujdes të shtuar, por në anën tjetër shikojnë të përfitojnë nga gabimi i njëra – tjetrës të shënojnë.3’ Spanja apo Anglia Yamal apo Bellingham, cili më i suksesshëm.

1' Fillon ndeshja.

Emocione të mëdha. Stadiumi përplot me shikues, emocione të mëdha.

Gjithçka gati.

Një finale që premton të jetë spektakolare

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Anglisë do të takohen sot (14 korrik) në ‘Olympiastadion’ të Berlinit në kërkim të trofeut.

Dy ekipet kombëtare do të përballen në finalen e madhe të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00.

Një finale që premton të jetë spektakolare dhe emocionuese.

Southgate dhe De La Fuente i kanë besuar këtyre lojtarëve, që besojnë se në fund do i sjellin trofeun e Kupës së Evropës.

Finalja e madhe Spanjë - Angli

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të cilat do të marrin rrugën për në fushën e lojës në finale e madhe të “EURO 2024”.

Dy trajnerët, Southgate i Anglisë dhe De la Fuente i Spanjës kanë vendosur për 11-shet startuese për ndeshjen që luhet në “Olympiastadion” në Berlin.

Te Spanja rikthehen Carvajal dhe Le Normand, të cilët munguan në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës.

Ndërsa, te Anglia për herë të parë si startues paraqitet edhe Luke Shaw.

Luis De La Fuente është i pari në histori me zgjedhjen unike

Spanja e ka nisur finalen e Euro 2024 me ndërgjegjen se ka regjistruar një rekord unik për ndeshje të tilla që pa shkelmuar ende topin e parë. Luis De La Fuente nuk ka bërë çudi me rreshtimin e tij, duke zgjedhur emrat e zakonshëm. Por gjithsesi kjo i mjaftoi për të regjistruar rekordin e veçantë.

Rezulton se për herë të parë në historinë e një finaleje të Europianit, një trajner zgjedh një formacion titullar ku përfaqësohen 10 klube të ndryshme. Kjo shihet te Spanja që ka vetëm Atletik Bilbaon si klubin me dy futbollistë në rreshtimin e ndeshjes kundër Anglisë.

FORMACIONI I SPANJËS DHE KLUBET PËRKATËSE

Unai Simon (Atletik Bilbao), Karvahal (Real Madrid), Le Norman (Real Socidead), Laport (Al Nasr), Kukureja (Çelsi), Rodri (Mançester Siti), Fabian Ruiz (PSG), Dani Olmo (Lajpcig), Jamal (Barcelona), Uilliams (Atletik Bilbao), Morata (Atletiko Madrid)

Kane sfidon “Furitë e Kuqe” për trofeun e Euro 2024

Pritet padyshim një finale e luftuar dhe plot spektakël.

Në afro 1 orë, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe të Euro 2024, ku në prani të 71 mijë të pranishmëve, të “Olympiastadion” në Berling do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

Sa i përket formacioneve tekniku Luis de la Fuente ka vendosur t’i rreshtojë “Të Kuqtë” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset si zakonisht Unai Simos.

Nga krahët vijnë Cucurella e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Le Normand e Laporte. Para mbrojtjes janë vendosur Fabian Ruiz e Rodri, ndërsa Dani Olmo, Nico Ëilliams e Lamine Yamal janë pozicionohen pas “bomberit”, Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, Garreth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formacionin 3-4-2-1, ku në portë vendosur Pickford e para tij, Stones, Guehi e Kyle Ëalker. Në krahët e mesfushës janë Bukayo Saka e Luke Shaë, me qendrën që mbulohet nga Declan Rice e Kobbie Mainoo, ndërsa Jude Bellingham e Phil Foden janë në mbështetje të plotë të kapitenit Harry Kane.

Si do zbresë skuadra e De La Fuente-s në finalen ndaj Anglisë?

Këtë të dielë në “Olympiastadion” Spanjë-Angli do të “luftojnë” për trofeun e kampionit të EURO 2024.

Me finalen që nis në orën 21:00, trajneri i Spanjës Luis De la Fuente ka vendosur se si do zbresë ekipi i tij në fushën e lojës.

Formacioni zyrtar i Spanjës:

4-2-3-1/ Unai Simon; Cucurella, Le Normand, Laporte, Carvajal; Rodri, F. Ruiz; Dani Olmo, N. Williams, Yamal; Morata..

Spanja - Anglia, publikohen formacionet zyrtare

Supersfida mes Spanjës dhe Anglisë sot në Berlinn do t’i vendosë kapakun një muaji me futboll të jashtëzakonshëm e plot emocione në Euro 2024. Finalja e madhe e Berlinit do të përcaktojë se cila nga këto dy skuadra do të jetë ajo që do të çojë lart trofeun dhe do të konfirmohet si më e forta në kontinent.

Spanja shihet nga shumëkush si favorite, pasi ka fituar 6 nga 6 ndeshjet e luajtura dhe mbërrin në këtë finale me euforinë e një skuadre që e ka bërë këtë duke luajtur mirë dhe argëtuar.

Për trajnerin De La Fuente, sot ishte më e lehtë të bënte formacionin titullar, pasi u kthyen nga pezullimi Karvahal dhe Le Normand, me të dy që do të luajnë nga minuta e parë.

Ndërkohë, te Anglia bie në sy aktivizimi i Luk Shou nga minuta e parë në vend të Tripier. Ky i fundit kishte luajtur titullar të 6 ndeshjet e mëparshme te “tre luanët’, por Sauthgejt ka vendosur t’i besojë lojtarit i cili ka vuajtur disa dëmtime radhazi e për këtë arsye ka qenë jashtë rreshtimit duke luajtur vetëm dy takime si zëvendësues.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon; Cucurella, Le Normand, Laporte, Carvajal; Rodri, F. Ruiz; Dani Olmo, N. Williams, Yamal dhe Morata.

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo, Rice, Shaw, Foden, Bellingham dhe Kane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat