Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, aktualisht futbollist i Trabzonit, ka dëshmuar edhe një herë se i ka specialitet gjuajtjet e lira.
Bardhi ka treguar lojë të mirë në përballje me skuadrën serbe, Zhelezniçarin nga Pançeva.
Kjo ndeshje është zhvillua në Hungari, ndërsa Trabzoni triumfoi me rezultat 3:1 në këtë miqësore.
Në minutën e 43-të, Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra.
Një tjetër kryevepër e Bardhit, duke paralajmëruar formën e tij për sezonin e ardhshëm.