Skuadra e futbollit Tefik Çanga nga Tërni, nuk ndalet me përforcime, me synime që të luftojnë për pjesën e lartë të tabelës të Ligës së Dytë të Kosovës.
Skuadra nga Tërni është prej më të organizuarave dhe ka një fushë jashtëzakonisht prej më të mirave.
“Konfirmojmë se kemi siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë pejan Blendi Çelaj.
Me ndërhyrjet masive, saktësinë në pasime dhe përvojën e tij në disa klube Blendi do të jetë forca jonë shtesë në vijën e fundit të mbrojtjes”, njofton FC Tefik Çanga.