Legjenda angleze: Kane e ka mbyllur me kombëtaren

Futboll

Legjenda angleze: Kane e ka mbyllur me kombëtaren

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 15:06
Harry Kane

Ikona e përfaqësues angleze, Geri Lineker, ka vënë në dyshim nëse ka ardhur koha që sulmuesi Harry Kane të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas dështimit në “Euro 2024”.Spanja mundi 2-1 djemtë e Garet Sauthgejt në Berlin të dielën mbrëma, teksa ata u kurorëzuan kampionë.

Kjo është humbja e dytë radhazi e “Tre Luanëve” në finalet e Europianit, pas disfatës së tyre në penallti kundër Italisë tri vite më parë.

Rezultati do të thotë gjithashtu se pritja e Kejn për një trofe të parë të madh në karrierën vazhdon, pavarësisht rekordit pjellor të golave. Kapiteni i Anglisë ka 406 gola në 643 paraqitje për klubin dhe kombëtaren.

Ai është golashënuesi rekordmen i Totenhemit dhe Anglisë dhe fitoi Këpucën e Artë në “Euro 2024”, pavarësisht se luftoi për pjesën më të madhe të turneut.

Megjithatë, performanca e tij inekzistente në finale ka marrë kritika, me vetëm 13 prekje, një goditje, pesë pasime dhe një prekje brenda zonës, pasi nuk pati asnjë kontakt brenda zonës në finalen e “Euro 2020”. Linejker ka spekuluar për Herrin se ai mund të varë “këpucët në gozhdë” te kombëtarja. Duke folur në “The Rest Is Football”, Geri tha: “Një pjesë e hamendësimit në mendjen time ishte ajo që do bënte Anglia, sikurse çfarë bëri Herri Kejn. Nuk ishte vetvetja në këtë turne. Ai është tani në të 30- at. Kur isha 30 ose 31 vjeç, këmbët e mia filluan të më linin. Unë u tërhoqa nga futbolli ndërkombëtar në moshën 32-vjeçare. Në moshën 31-vjeçare kjo po ndodhte që mos të kisha fuqi mjaftueshme për të qenë konkurrues dhe është e tmerrshme, e tmerrshme. Mendojë se Kejn e ka mbyllur ciklin me kombëtaren.

Ka pasur disa shanse, por nuk ia ka dalë të jetë protagonist në momentet më vendimtare.

Është radha e talenteve të rinj për të treguar veten”, përfundoi Lineker.

Gjatë bisedës, legjenda angleze pranoi se pa një ngjashmëri mes tij në “Euro 1992” dhe Kejn në “Euro 2024”. Linejker, i cili shënoi 48 gola në 80 ndeshje për Anglinë, filloi si titullar të tria ndeshjet në “Euro 1992”, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetën:

“Unë do ta krahasoj paraqitjet e Kejn pak me turneun tim të fundit. E ndjeva në atë sezonin e parafundit, kjo është një nga arsyet që vendosa të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar. Isha i varfër në atë turneun e fundit të madh, ‘Euro 1992’.

Unë u bëra martir, sepse Graham Tejlor më largoi, por ai kishte të drejtë të më dëbonte, sepse ata dhanë më të mirën.

Kjo u ndodh disa njerëzve në një moment. Pikërisht në atë kohë fillova të ndihesha ashtu”, e mbylli prononcimin Geri Lineker. Kejn ka 66 gola në 98 ndeshje për Anglinë, 13 më shumë sesa Uejn Runi i vendit të dytë.

Dhe ndërsa ai nuk arriti të fitonte një trofe në sezonin e tij të parë me Bajern Mynih, nuk tregoi asnjë shenjë të ngadalësimit para portës rivale, pasi shënoi 44 herë në 45 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat