Euro 2024 përfundoi mes shumë emocioneve dhe spektaklit. Spanja u kurorëzua Kampione e Europës për herë të katërt në histori. “Furia e Kuqe” ia doli që të triumfonte në finale 2-1 përballë Anglisë.
Një kompeticion i zhvilluar në mënyrë fantastike nga spanjollët të cilën në 7 ndeshje, morën po aq dhe fitore. Performanca e lojtarëve të Spanjës është shpërblyer, me UEFA-n që ka publikuar formacionin më të mirë të Euro 2024.
Spanja dominon me 6 lojtarë, Cucurrella, Fabian Ruiz, Rodri, Olmo, Yamal dhe Williams.
Më pas vjen Franca me 2 lojtarë, portieri i Milanit, Maignan dhe Saliba. Ndërsa formacioni plotësohet me talentin e Bayernit dhe Gjermanisë, Jamal Musiala dhe Akanji e Zvicrës dhe Kyle Walker.
Këtu bien në sy mungesa me peshë si të Jude Bellingham, Kylian Mbappe apo yllit të Portugalisë dhe Al Nassr, Cristiano Ronaldos.