Elbasani bën goditjen e madhe

Futboll

Elbasani bën goditjen e madhe

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:42
Qose

Klubi I Elbasanit ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në merkato duke përforcuar radhët me një futbollist cilësor i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit.

“Panorama Sport” ka mësuar se mesfushori Kristi Qose, do të bëhet pjesë e verdhebluve dhe në ditët në vijim do të vihet në dispozicion të trajnerit Bordin.

Mesfushori 29-vjevçar ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij mes kampionatit çek dhe atij sllovak, teksa së fundmi ka qenë pjesë e FC Koshiçe. Ai ka gjetur akordin me verdheblutë dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi.

Qose ka luajtur 3 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, teksa e fundit ka qenë si titullar në ndeshjen në “Air Albania” ndaj Francës në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat