Mbappe, debutimi i mundshëm me Realin kundër Atalantës

Futboll

Mbappe, debutimi i mundshëm me Realin kundër Atalantës

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:44
Zidane e Mbappe

“Patjetër që do të jem gati, do të ishte debutimi im me një titull për të rrëmbyer”

Një prezantim "galaktik" për një goditje historike të merkatos. Ishte dita e Kylian Mbappe te Real Madrid, një event spektakolar para 75 mijë shikuesve në Bernabeu. Ëndrra e sulmuesit francez, i cili kishte qenë tifoz i Los Blancos që nga fëmijëria para se të nënshkruante zyrtarisht me klubin e Florentino Perez, është realizuar.

Numërimi mbrapsht për pritjen e tifozëve ka përfunduar, por tani fillon një tjetër: kur do të debutojë zyrtarisht me Realin? Vetë Mbappé foli për këtë gjatë konferencës prezantuese: "Jam në dispozicion të stafit mjekësor, tani do të bëj disa ditë pushim dhe do të kthehem për përgatitje. Turneu në Amerikë (31 korrik me Milanin, 3 gusht kundër Barcelonës dhe Chelsea më 6) Do të shohim me trajnerin: nëse ata duan që unë të nisem, unë do të nisem”.

“Po sikur të bëj operacion hundën dhe të luaj në Superkupën e Europës? Kemi folur me stafin mjekësor, presim rezultatet për të kuptuar se cila mund të jetë rruga e duhur. Shpresoj të luaj në Superkupë, por varet nga trajneri”.

“Patjetër që do të jem gati, do të ishte debutimi im me një titull për të rrëmbyer. Por vendimi i takon trajnerit...”. Dhe nëse 14 gushti do të ishte data e debutimit zyrtar të Mbappe me Los Blancos, Kylian do të përballej me një skuadër italiane në një mbrëmje speciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat