Teun Koopmeiners dëshiron të bëhet pjesë e Juventus. Ky është vullneti i holandezit, i cili diçka të tillë ia ka komunikuar dhe Atalantës.
Por, nëse vetë 26-vjeçari e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij, ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve për kartonin e lojtarit.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e duan me çdo kusht në skuadër dhe po negociojnë prej disa ditësh, por çmimi i vënë nga bergamaskët është tepër i lartë. Atalanta kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë, por Juventus nuk mund të arrijë tek ajo shifër.
Bardhezinjë janë gati që të ofrojnë 40 milionë euro për holandezin. Thiago Motta e dëshiron autorin e 12 golave me çdo kusht në Torino pasi ai është i përsosur për t’u vendosur në mesfushën sulmuese, pas Dusan Vlahovic dhe mund të sigurojë cilësi. Mbetet për t’u parë se di të zgjidhet ky ngërç, ku deri më tani asnjëra prej palëve nuk është e kënaqur.