Skuadra nga Andorra e rrëzon Ballkanin nga Champions League 

Futboll

Skuadra nga Andorra e rrëzon Ballkanin nga Champions League 

Nga: K.Goca Më: 16 korrik 2024 Në ora: 18:27
UE Santa Coloma në vfestë

Skuadra nga Andorra UE Santa Coloma ka befasuar kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës, duke e eliminuar në rrethin e parë të Champions League.

Santa Colama ka triumfuar me penallti me rezultat 6:5 ndaj Ballkanit.

UE Santa Coloma është kualifikuar në rrethin e dytë të Champions League.

Ballkani - UE Santa Coloma 5:6 me penallti  

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Shikues: 500.
Gjyqtar: D. Derevinskyi (Ukraina). 
Shënues:  Hamid (109’) - Hmaidi (90+2’ - autogol), de Jesus (102’)
Kartonë të kuq:  Adetunji (pas dy të verdhëve).
Kartona të verdhl: Potoku. Koliçi, Hamidi, Smajli – Chete. 
Ballkani: Koliçi, Halili (Dulkaj 105+2’), Jashanica (Abedini 69’), Thaqi, Potoku, Emërllahu, Ismajlgeci (Ajazaj 81’), Tolaj (Sinani 81’), Kryeziu (Hamidi 59’), Adetunji, Karrica (Ismajlgeci 69’).
Santa Coloma: Navarro, Blasco, Garcia, Chete (Lluch 78’), Lopez, Mohedano (Teixeira Ribeiro 112’), El Ghzaoui, Molina (Tellado 78’), Bolivar (Virgili 62’), El Bakkali (de Jesus 78’), Joaquinete.

Kampionit të Kosovës me UE Santa Coloma nga Andorra në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 për skuadrën nga Andorra, pasi që sfida e parë ishte fituar (2:1) nga

Ballkani, përballja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Edhe pas vazhdimeve nuk pati fitues, ku u shënuan dy gola dhe 1:2 ishte rezultati9 për udhëtuesit. 

Ndeshja është zhvilluar në temperatura tropikale, padyshim që ka ndikuar edhe në lojën e të dy ekipeve.

Sulmuesi Sunday Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38-të.

Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari ndërroi vendimin dhe e ndëshkoi sulmuesin nigerian direkt me karton të kuq.

Ballkani plot 82 minuta mbetet me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 90+2, Walid Hamidi shënoi autogol me kokë.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku therandasit pësuan golin tjetër pikërisht në minutën e 102-të.

Autor i golit futbollistit de Jesus. 
Në minutën e 109-të, Walid Hamidi shënoi nga 15 metra duke ngushtuar rezultatin në 1:2.

Penalltitë, pr Santa Coloma-n shënuan: Garcia, El Ghazoui, Cifuentes, de Jesus, Tellado; dështoi Virgili dhe për Ballkanin realizuan Dulaj, Hamidi, Ajazaj, Potoku, Abedini, dështoi Emërllahu (shtylla e djathtë) e As. THaqi (i ambojti portieri).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat