Flamurtari zyrtarizon goditjen e radhës, një meksikan nga Kosova përforcon kuqezinjtë!
Klubi i Flamurtarit ka bërë zyrtare lëvizjen e radhës në merkato, teksa po mundohet të plotësojë ekipin që do të vërë nën urdhrat e trajnerit Andrea Agostineli.
Klubi bëri të ditur se ka nënshkruar me sulmuesin e krahut, meksikanin 25-vjeçar Hose Kobian, i cili në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Llapit në futbollin kosovar, duke luajtur rregullisht me skuadrën e cila u shpall nënkampione e Kosovës.
Para se të zbarkonte në Europë, Kobian kishte luajtur me skuadra të ndryshme në futbollin meksikan, duke veshur edhe fanellën e një ekipi me emër si Pumas UNAM atje.