Southgate e mbylli me Anglinë, katër emrat kryesorë për ta zëvendësuar

Futboll

Southgate e mbylli me Anglinë, katër emrat kryesorë për ta zëvendësuar

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 19:46
Gareth Southgate

Gareth Southgate vendosi t’i jepte fund aventurës tetëvjeçare në krye të Anglisë teksa 53-vjeçare u largua pasi dështoi në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, ashtu siç dështoi edhe në Euro 2020 përballë Italisë.

Tashmë, “Tre Luanët” janë përqëndruar për të piketuar pasuesin e Southgate teksa mediat britanike zbulojnë edhe listën me pesë emrat kryesore për të marrë drejtimin e Anglisë.

I pari është trajneri aktual i Newcastle, Eddie Howe, e më pas Graham Potter që është i lirë pasi mbylli aventurën me Chelsean. Ndërkohë, në listë është edhe tekniku aktual i Anglisë U21, Lee Carsley, së bashku me Mauricio Pochetinon, i vetmi i huaj në këtë mes.

Megjithatë, argjentinas ka punuar për një kohë të gjatë në Angli me Tottenhamin dhe njeh mirë mentalitetin e futbollistëve. Tashmë, mbetet për t’u parë se cilin prej kandidatëve do të plotësojë të gjithë kriteret e Federatës Angleze të Futbollit, teksa koha nuk premton pasi në prag është Nations League, por mbi të gjitha kualifikueset e Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat