Kumbarçe largohet nga dibranët

Futboll

Kumbarçe largohet nga dibranët

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 20:42
Shpend Kumbarçe

Shpend Kumbarçe nuk do të jetë më trajner i Korabit. Klubi nga Peshkopia dhe trajneri kanë vendosur që të ndajnë rrugën, me Kumbarçen që ka lënë të lirë rolin e trajnerit te Korabi.

54 vjeçari tashmë është i papunë dhe i gatshëm për një aventurë të re. Në krahun tjetër, klubi i Korabit është në kërkim të një trajneri të ri, me të cilin do të kërkojnë të arrijnë objektivat për sezonin e ri.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, Korabi e mbylli në vendin e 6-të në Kategorinë e Parë.

Dibranët dhe Kumbarçe nuk ia dolën që t’i shkonin deri në fund fazës “Play Off” për t’u ngjitur në Superiore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat