Egnatia i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e kthimit me Borcin e Banjallukës e vlefshme për raundin e parë të Champions League.
Një ndeshje luhet të mërkurë, duke nisur nga ora 21:00.
Trajneri Edlir Tetova dhe kapiteni Renato Malota, në konferencën e tyre për shtyp, kanë folur për gjendjen e skuadrës.
Trajneri Tetova: “Gjendja është shumë e mirë, lojtarët kanë treguar një mobilizim shumë të mirë gjatë gjithë javës. Edhe në aspektin fizik çdo gjë është në rregull”.
Kapiteni Malota: “Morali është shumë i lartë, ka vetëm pozitivitet në grup, në ekip”.
Tetova ka folur dhe për mungesat, aq më tepër që Zejnullau dhe Ndreca në ndeshjen e parë dolën me karton të kuq. Por i pari i pankinës rrogozhinase është i bindur se skuadra do t’i mbulojë mungesat.
“Normalisht janë tre mungesa, ndikojnë, por kam besim edhe te lojtarët e tjerë, çdo gjë do jetë gati”.
Edhe për shkak të ndodhive në ndeshjen e parë, si Tetova, ashtu dhe Malota kanë bërë thirrje për një mbështetje të madhe të tifozerisë dhe të jenë të qetë në stadium.
Tetova: “Mbështetja na jep shtysë, na jep doza të mira për ndeshjen. Çdo tifoz besoj e ndjen, është Champions League”.
Malota: “Ne kemi nevojë për tifozët tanë, të vijnë të na mbështesin, sepse dihet rëndësia e kësaj ndeshja”.
A është kjo ndeshje një sfidë personale e Tetovës? I pari i pankinës rrogozhinase dha këtë përgjigje.
“Nuk mendoj se është sfidë personale”.