Xherdan Shaqiri nuk do të luajë më për kombëtaren e Zvicrës.
Pas 14 vitesh në kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, dje i ka vënë vijë karrierës me kombëtaren e Zvicrës.
Kjo shkaktoi një sërë reagimesh, veçanërisht në Zvicër.
Të gjithë lojtarët që u paraqitën me Zvicrën në Kampionatin Evropian nuk e lanë pa komentuar raportin me Shaqirin.
“Një fjalë që përdoret më së shpeshti: “Legjendë!”. Këtë e thonë në Instagram edhe braziliani Fabinho, Jordan Henderson dhe Dejan Lovren të cilët mund të gjenden gjithashtu në rubrikën e komenteve nga koha kur ishin së bashku në Liverpool”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Bliick”.
Shkëlzen Gashi i kushton një nderim të veçantë këmbës së majtë të shkëlqyeshme të xhuxhit magjik, ai që bëri zemrat e tifozëve zviceranë që të rrahin më shpejt me goditjen e tij nga distanca kundër Skocisë.
Futbollisti Haris Seferoviq i uron Shaqirit vetëm të mirat.