Vangjel Zguro është një nga afrimet e Partizanit për mbrojtjen.
Pogradecari u kthye në Superiore pas eksperiencës me Strugën, ku edhe u shpall kampion.
Megjithatë, duket se 31-vjeçari nuk ka arritur t’ia fitojë menjëherë zemrën tifozëve të kuq. Arsyeja është e shkuara.
Zguro shquhet si një lojtar mjaft reaktiv në fushë dhe nuk ka kursyer as përplasjet me tifozëritë kundërshtare.
Në këto konflikte të së shkuarës janë përfshirë edhe mbështetësit e Partizanit, që duket nuk e kanë falur ende. Gjatë dhe pas ndeshjes me Marsaslok në Elbasan, mbrojtësi është kontestuar fort nga tifozët, që kanë lëshuar edhe fjalë banale. Ama, koha dhe suksesi shërojnë gjithçka.