Fati i Partizanit në Conference League do të vendoset në Maltë. Atje do të luhet ndeshja e kthimit me Marsaxlokk, teksa “demat” nuk do të jenë vetëm.
“Ultras Guerrils” do të udhëtojnë në mbështetje të Partizanit.
Tifogrupi i kuq ka treguar mbështetje për 17 herë kampionët e vendit dhe në raste të tjera jashtë Shqipërisë.
Takimi përballë Marsaxlokk luhet ditën e enjte prej orës 19:00.
Rezultati i sfidës së parë në Shqipëri ishte 1:1, teksa Partizani i zhgënjeu të gjithë me paraqitjen e tij.
Kujtojmë se në rast kualifikimi do të luajnë për turin e dytë të Conference League me Iberian. Klubi nga Gjeorgjia është kundërshtar i njohur, pasi 2 vite më parë eleminoi Partizanin nën emrin Saburtalo.