Voca ndërron skuadër, por mbetet në futbollin italian

Futboll

Voca ndërron skuadër, por mbetet në futbollin italian

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 11:15
Idriz Voca

Idriz Voca është larguar nga Cosenza pas dy viteve të kaluara te kjo skuadër në Serie B.

Megjithatë futbollisti nga Kosova do të vazhdoj të mbetet pjesë e futbollit italian, pasi tanimë është zyrtarizuar te skuadra e re.

Mesfushori 27-vjeçar karrierën do ta vazhdoj te skuadra Triestina në Serie C.

Ish-reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin e tij të ri.

“US Triestina Calcio ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e mesfushorit Idriz Voca.

Voca, i lindur në ’97, i lindur në Stans të Zvicrës dhe kosovar i natyralizuar, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Triestinën me opsion për një sezon të mëtejshëm në rast të ngjitjes në Serinë B”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat