Të mëdhenjtë e futbollit zviceran flasin për Xherdan Shaqirin: Ai kurrë nuk ishte i kënaqur

Futboll

Të mëdhenjtë e futbollit zviceran flasin për Xherdan Shaqirin: Ai kurrë nuk ishte i kënaqur

Nga: K.Goca Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:11
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka befasuar të gjithë me vendimin e tij të hënën që e lamë, duke u dorëhequr  nga kombëtarja e Zvicrës. 

Emrat e mëdhenj flasin me krenari për Xherdan Shaqirin.

IJohan Djourou (37), ish-shoku i skuadrës së kombëtares me Shaqirin, për mediumin zviceran “Blick” ka deklaruar: 

 “Xherdan është një monument i futbollit zviceran. Ai kishte cilësi të jashtëzakonshme.

Ai është një artist që formësoi historinë e futbollit zviceran me golat e tij spektakolar. Ai ishte gjithashtu një personalitet i madh: një djalë gjithmonë i motivuar dhe pozitiv. Kam disa kujtime të veçanta me të. Unë do të kujtoj Kupën e Botës 2014 kur ai shënoi het-trik kundër Hondurasit.

Ky vetëmohim, kjo sakrificë, duke i bërë gjërat e ndërlikuara të duken të lehta. Ai me të vërtetë e kishte atë në vete. Ai asnjëherë nuk ishte i kënaqur dhe gjithmonë na ka befasuar. P.ër shembull me golin, me goditje gërshërë ndaj Polonisë””.

Peter Knäbel (57), ish-shefi i të rinjve të FC Baselit, ka thënë: ““Kjo tregon se sa i gjithanshëm ishte.

Si trajner i të rinjve, ju ndjeni një krenari për këtë. Ai ka ruajtur paparashikueshmërinë gjatë gjithë karrierës. Dhe po ashtu popullaritetin enorm te fëmijët. Xherdani ka familje të shkëlqyer.

Babai i tij, që është i mirë dhe me zemër të madhe si Xherdani, erdhi vetëm një herë tek unë për t’u ‘ankuar’. Ai më pyeti se kur Xherdani do të bëhet shtetas i Zvicrës, që të mund të luaj për përfaqësuese”.

Bernhard Heusler (60), ish-president i FC Baselit, ka deklaruar mes të tjera: “Më kujtohet kampi stërvitor në Celerina në vitin 2009, kur Xherdan ishte i ri në ekipin e parë të FC Baselit. Ne pamë një lojë stërvitore kur ai ‘hante’ kundërshtarët e tij çdo herë”.

Kubilay Turkyilmaz, ka thënë:  “Disa prej golave të tij janë jashtëzakonisht spektakolarë.

Është mëkat që i ka shënuar vetëm 32 në 125 ndeshje. Unë i kisha 34 në 62 ndeshje. Golat e tij ishin më të mirë.

Për fat të keq asnjëherë nuk e shfaqi gjithë talentin e jashtëzakonshëm.

Të gjitha klubet e panë gjenialitetin e tij dhe ishin të dëshpëruara pasi ai këtë asnjëherë nuk e solli plotësisht në fushë. Pos te Stoke City, ku ishte lider absolut, ai asnjëherë nuk e kishte këtë tek Interi, Liverpooli e Bayerni.

Do të na mungojë shumë në përfaqësuese. Largimi i tij do të sjell bilanc në zhveshtore, pasi dikush që gjithnjë ka ambicie për të luajtur nga fillimi, nuk është më aty".

Marco Streller (43), ish-shoku i skuadrës në FC Baselin, tha: “Me Shaqirin, një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë po largohet nga kombëtarja. Të gjithë e kanë pëlqyer dhe e pëlqejnë akoma. Për çfarë mbahet mend?

Ai shënoi shumë gola të mrekullueshëm. Pika kryesore më e fundit është sigurisht goli kundër Skocisë.

E dija tashmë nga vrapimi i Shaqirit se ai do ta godiste topin. Ai ka këtë teknikë të pabesueshme gjuajtjeje. Goli më i  rëndësishëm padyshim ishte goditja gërshërë ndaj Polonisë. Është njëra nga golat më të bukur ndonjëherë në një finale të Kampionatit Evropian".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat