Vora është një nga ekipet që këtë sezon do të tentojë ngjitjen në Superiore.
Ekipi që militon në Kategorinë e parë prej javësh ka nisur intensivisht përgatitjet për sezonin e ri.
Ekipi i drejtuar nga Arian Bellai po merr ngarkesën e duhur, teksa gjatë kësaj fazë përgatitore po zhvillon disa miqësore.
Pas fitores me Dinamon në miqësore, Vora nuk ka ndërmend t’iu ndahet ekipeve të Superiores.
Ditën e shtunë do të duelojnë me Elbasanin. Takim ky që do të zhvillohet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.
Kjo do t’i shërbejë akomë më shum Bellait për të parë gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës.