​Prishtina nis përgatitjet në Turqi

Futboll

​Prishtina nis përgatitjet në Turqi

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 12:39
Skuadra e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur sot fazën përgatitore në Bolu të Turqisë.

Prishtina në krye me trajnerin Jean-Michel Cavalli do të qëndrojë për 17 ditë në Bolu.

Atje edhe do ta përfundojë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri të Superligës së Kosovës.

Gjatë kësaj kohe Prishtina do të zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese, me Genclerbirligin më 21 korrik, me Gaziantepspor më 24 korrik dhe Pendikspor më 31 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat