Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, transferimi i Mason Greenwood te Olympique Marseille është punë e kryer.
Marrëveshja është arritur mes Marseille dhe Manchester United, si dhe mes gjigantit francez e vetë lojtarit sa i përket kushteve personale.
Marseille ka rezervuar një aeroplan privat për Greenwood, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën sa më shpejtë që është e mundur.
Marrëveshja mes Greenwood dhe Marseille është arritur për një kontratë deri në qershor të vitit 2029.
United do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Greenwood, si dhe 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme