Ka nisur puna për rinovimin e kontratës së Kenan Jildizit dhe vendosjen e tij në qendër të Juventusit të ri të Tiago Motës.Marrëdhëniet mes palëve janë shumë solide, lojtari ka ndryshuar menaxher gjatë muajve të fundit, por absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket raportit të tij me klubin.
Turk i lindur në vitin 2006 është pjesë e projektit të “Zonjës” me gjithë vlerësimin e mundshëm. Për më tepër ai do të jetë ndër fytyrat kryesore të ciklit të ri, jo rastësisht ishte dëshmitari kryesor i lançimit të fanellës së re që u zhvillua dje.
RINOVIM – Ka më shumë. Kenan Jildiz është kandidati numër një për fanellën më të rëndësishme në historinë e klubit: pra numrin 10, atë që në epokat e mëparshme e mbanin Platini, Baxho dhe Del Piero. Turku është ngjitur në krye të listës së pasardhësve, sepse është i riu që po avancon në nivel klubesh por edhe në futbollin ndërkombëtar, siç e dëshmoi edhe në aventurën e fundit verore në Kampionatin Europian.
Ndoshta Juvja nuk duhet ta mbyllë rinovimin aq shumë në një nivel kohor, duke qenë se kontrata aktuale skadon në vitin 2027 (ajo do të zgjatet me një vit ose dy), por në nivel ekonomik. Ylli bardhezi aktualisht fiton rreth 300 mijë euro, negociatat tashmë kanë filluar dhe bazohen në rreth një milion euro, plus një sërë bonusesh të lidhura me disa kushte të ardhshme.
Te tymi i bardhë, që mund të mbërrijë në javët e ardhshme, duhet të jetë investimi përfundimtar brenda epokës së re të klubit. Konkretisht Jildiz në qendër të projektit teknik dhe me fanellën me numrin 10 mbi supe].