Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arrijanet Muriç është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Muric ka nënshkruar kontratë me klubin nga Premier League, Ipswich Town.
Portieri “Dardan” bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi mbetët në elitën e futbollit anglez.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, Aro Muriç ishte pjesë e Burnleyt, kjo e fundit tashmë do bëjë gara në Championship.
Transferimi i Muriç te Ipswich Town thuhet se ndodhi me shifrën afro 15 milionë euro..