Manchester United ofron 62 milionë euro për talentin e Lilles

Futboll

Manchester United ofron 62 milionë euro për talentin e Lilles

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 13:51
Lojtarët e Lilles

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes.

Mediet britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” janë në garë me Real Madrid për mbrojtësin 18-vjeçar të Lille, Leny Yoro.

United ka nisur negociatat me klubin francez për talentin, ndërsa raportohet se anglezët kanë bërë një ofertë prej 62 milionë euro drejt Lille, 50 milionë fikse dhe 12 milionë prej bonuseve.

Sa i përket Real Madrid-it, duke qenë se Leny Yoro-s i ka mbetur edhe një vit kontratë me Lille, klubi spanjoll dëshiron që të presë për ta përfituar talentin me parametra zero.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat