Morata: Po pres me padurim një gjë

Futboll

Morata: Po pres me padurim një gjë

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:16
Morata

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata foli për ‘Sky’ pas takimit me drejtorin ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës me klubin kuqezi.

Futbollisti i lindur në vitin 1992 është gati për aventurën e tretë në Serie A, e para pa fanellën e Juventus-it.

– Çfarë ju bindi te Milani?

“Arsyeja është e thjeshtë, besimi i Zlatan Ibrahimoviq, ekipit dhe trajnerit. Pres me padurim të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse duhet të jem me familjen time që më kanë ndihmuar shumë, përndryshe do të isha stërvitur që nesër”.

– Kthehesh në Serie A, a është pak si të kthehesh në shtëpi?

“Po. Më keni trajtuar me respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj me pushime në Itali dhe të stërvitem me ekipin dhe të kthehem në Serie A”.

– Çfarë të tha Zlatan?

“Gjëra pozitive. Unë gjithashtu e di që kam vitet më të mira të karrierës sime dhe dua të shkoj në këtë klub të madh që është Milani”.

– A do të mbash fanellën me numrin 9?

“Nuk e di ende, le të shohim".

Atletico Madrid do të marrë 13 milionë euro nga klauzola e lirimit. Për Moratën, 32-vjeçar vjeshtën e ardhshme, një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4.5 milionë euro neto në sezon.

Lojtari spanjoll do t’i bashkohet skuadrës në Milanello pas pushimeve verore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat