Kroatët kujtojnë ndeshjen me Tiranën në vitin 1996! Rezultat i pabesueshëm 

Futboll

Kroatët kujtojnë ndeshjen me Tiranën në vitin 1996! Rezultat i pabesueshëm 

Nga: K.Goca Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja në Maksimir, 17 korrik, 1996

Para 28 viteve pikërisht me datën 17 korrik, është zhvilluar ndeshja e rrethit të parë të Kupës UEFA mes skuadrës kroate Croatia (sot Dinamo e Zagrebit) dhe Tiranës.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në “Maksimir”, ndërsa Croatia kishte shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Tiranës.

Në faqen “DInamo Najveçi” është publikuar raporti i gazetës “Sportske Novosti”.

Image

Raporti i gazetës kroate

Aty shihet formacioni, shënuesit dhe në tërësi përshkrimi i kësaj ndeshje evropiane.

Skuadra shqiptare nuk i kishte bërë ballë lojës së mirë të kroatëve.

Croatia – Tirana 4:0 (2:0)

Shikues: 10.000.
Gjyqtar: Melniçuk, ndihmës e tij Jaremçuk, Zvyahincev (Ukraina).
Shënues: Slishkoviq (25'), Krynar (42'), Cvitanoviq (53' e 79' - nga penalltia).
Lojtar i ndeshjes Igor Cvitanoviq.
Kartona të verdhë: Nallbani e Galo. 
Croatia: Lladiq 7, Shtefulj 6.5, Krznar 7, Mariç 6.5, Galiç 7, Mlladiniç 7, Shimiç 6.5, I. Cvitanoviç 7.5, Slishkoviq 6.5 (Shariq 77'), Mlinatiç 7 (Mujçin 74'), Rukavina 6.5 (Gashpar 89'). Trajner Otto Bariç.
Tirana: Nallbani 6, Alimehmeti 5, Galo 5, Nushi 5, Malko 6, Mema 5,5. Coclli 5, Zalla 5 (Riza 68'), Miloti 5, Merkoci 5.5, Ruhi 5 (Minga 75'). Trajner: Sulejman Mema.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat