Greenwood e rinis karrierën nga Franca

Futboll

Greenwood e rinis karrierën nga Franca

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:50
Mason Greenwood

Tani nuk ka më dyshime. Mason Greenwood do të vihet nën urdhrat e Roberto De Zerbit. Anësori sulmues anglez ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Olympique Marseille dhe do të nënshkruajë kontratën së shpejti.

Edhe detajet e fundit, raporton “Footmercato”, janë përcaktuar dhe tashmë nuk ka më pengesa mes klubit francez dhe 22-vjeçarit, i cili do të veshë fanellën e OM për pesë vitet e ardhshme.

Ish-xhevahiri i Manchester Unitedtid, i larguar nga “Djajtë e Kuq” pas akuzave për dhunë në familje, duhet të mbërrijë në jug të Francës në orët e ardhshme, përpara se të prezantohet dhe të kryejë fazën parasezonale.

Marseille do të investojë rreth 30 milionë euro në këtë operacion, një shifër e rëndësishme për të sjellë në shtëpi objektivin e parë të madh të merkatos së verës.

Sezonin e kaluar Greenwood luajti në formë huazimi për Getafen. Mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit lojtari bëri 36 paraqitje, duke shënuar gjithsej 10 gola plus gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat