Ish - trajneri i të rinjve të Baselit, Peter Knaebel, ka treguar një detaj interesant në lidhje me babain e Xherdan Shaqirit.
Të hënën që e lamë pas, Shaqiri është tërhequr nga kombëtarja e Zvicrës.
Pensionimi i tij nga fanella e kombëtares së Zvicrës, i zuri në befasi të gjithë.
“Kjo tregon se sa i gjithanshëm ishte.
Si trajner i të rinjve, ju ndjeni një krenari për këtë.
Ai ka ruajtur paparashikueshmërinë gjatë gjithë karrierës.
Dhe po ashtu popullaritetin enorm te fëmijët. Xherdani ka familje të shkëlqyer.
Babai i tij, që është i mirë dhe me zemër të madhe si Xherdani, erdhi vetëm një herë tek unë për t’u ‘ankuar’.
Ai më pyeti se kur Xherdani do të bëhet shtetas i Zvicrës, që të mund të luaj për kombëtare”, ka thënë Knaebel, transmeton mediumi zviceran "Blick"..