Alvarez po kërkohet nga Atletico Madrid

Futboll

Alvarez po kërkohet nga Atletico Madrid

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 15:21
Julian Alvarez i

Julian Alvarez i kërkuar te Atletico Madrid për të zëvendësuar Alvaro Moratan që është drejt transferimit te AC Milan pasi i ka thënë Manchester City-t që dëshiron të largohet

Atletico Madrid po përgatiten për një lëvizje për yllin e Manchester City-t, Julian Alvarez, për të zëvendësuar Alvaro Moratan, i cili është drejt transferimit te AC Milan.

Largimi i Moratës do të thotë që Atletico Madrid duhet të hyjë në treg për të gjetur një zëvendësues për spanjollin.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Diego Simeone dëshiron të ndjekë Alvarez-in, i cili sapo ka fituar Copa America këtë verë me Argjentinën.

Mund të duket se Alvarez është një transferim i paarritshëm për Atletico, të cilët nuk janë të njohur për shpenzime të mëdha në treg.

Por ata kanë avantazhin të dinë që Alvarez dëshiron të largohet nga kampionët e Premier League, në vend që të luajë në hije të Erling Haaland.

Alvarez bëri gjithsej 52 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, megjithëse një numër i konsiderueshëm ishin nga stoli.

Ai pati një seri ndeshjesh kur Haaland ishte i dëmtuar gjatë kampionatit, dhe kur skuadra e Pep Guardiolës u shpall kampione, ai kishte shënuar 19 herë dhe kishte dhënë 13 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat