Trajneri i skuadrës shqiptare: Nuk është lehtë të luash në këtë lloj moti

Futboll

Trajneri i skuadrës shqiptare: Nuk është lehtë të luash në këtë lloj moti

Nga: K.G. Më: 17 korrik 2024 Në ora: 16:30
Pekoviq

Skuadra e Deçiqit nga Tuzi ka barazuar (1:1) mbrëmë në Podgoricë me kampionin e Uellsit, TNS, në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikueseve në Champions League në futboll.

Kampioni i Malit të Zi është eliminuar pas që takimin e parë e ka humbur me rezultat 3:0.

Trajneri i skuadrës shqiptare, Millorad Pekoviq, ka justifikuar eliminimin.

“Në pjesën e dytë u përpoqëm që të imponojmë sërish ritmin tonë, patëm iniciativën dhe ia dolëm deri diku.

Provuam gjithçka, nuk mund t'i fajësoj lojtarët, nuk është lehtë të luash në këtë lloj moti”, tha mes të tjera Pekoviq, transmeton mediumi malazez “Vijesti”.

Deçiq do të vazhdojë garën në rrethin e dytë të kualifikueseve për në Conference League.

"Për ne do të thotë shumë që do të luajmë të paktën edhe dy ndeshje të tjera evropiane.

Ne bëmë debutimin tonë në kualifikueset e Champions League, për këtë kemi punuar. Ne donim të bënim më shumë, por doli ashtu siç doli. Gabimet nga ndeshja e parë na kushtoi, ku rezultati ishte më i keq se loja. Pësuam gola lehtësisht dhe kjo tregoi papërvojën tonë", theksoi Pekoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat