Mauricio Pochettino është një nga kandidatët për të zëvendësuar Gareth Southgate në pankinën e kombëtares së Anglisë. Argjentinasi është i vetmi i huaj që pëlqehet nga FA.
Ndërkohë që në listën e dëshirave janë edhe Eddie Howe, Graham Potter dhe Lee Carsley.
Gjithsesi, në ishull duhet të nxitojnë nëse duan t’i besojnë të ardhmen e Kombëtares ish-trajnerit të Chelseat.
Pasi ai pëlqehet edhe përtej oqeanit. Më konkretisht nga drejtuesit e futbollit amerikan. SHBA do të jenë një nga organizatorët e Kupës së Botës 2026, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën.
Në fillim i kontaktua Jurgen Klopp, por gjermani ktheu përgjigje negative.
Tani do të tentohet arritja e një marrëveshjeje me Pochettinon, i cili ka drejtuar edhe klube si PSG, Tottenham dhe Espanyol më parë.